Ad imageAd image

Vathët e Meghan Markle me vlerë 650.000$, të marra borxh

1 min lexim

Para pak kohësh dukesha Meghan Markle kishte zgjedhur një palë vathë, të cilat bënë xhiron e botës për çmimin që kishin dhe sigurisht për pamjen krejt tjetër që i kishin dhënë dukeshës. Së fundmi është zbuluar nga burime pranë pallatit që ato vathë janë të marra borxh, pra nuk është një shpenzim ekstrem nga ana e nuses së re të familjes.

Këta vathë me diamante janë të dizenjuar nga Butani, i cili ka klientë personazhe si Rihanna dhe Michelle Obama.

Shfaqja e parë e tyre është në 2016-ën, kur kjo bizhuteri me vlerë 650.000 dollarë u prezantua në një show.

- reklamë -
Ad imageAd image

Zakonisht anëtarët e familjes mbretërore nuk marrin borxh sende nga dizenjatorët, por nuk ka një rregull që i ndalon ta bëjnë. Një detaj tjetër të çuditshëm është se këto vathë nuk mund t’i falen dukeshës, pasi rregullat e ndalojnë në mënyrë të prerë që secili nga pjesëtarët e familjes të marrë dhurata, veshje apo bizhuteri nga persona jashtë rrethit mbretëror.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull