Ad imageAd image

Rreziku nga profilet false, adoleshentja: “Mu nxi jeta”

1 min lexim

Një adoleshente ka denoncuar në policinë e Beratit se prej një viti, në rrjetet sociale janë krijuar adresa të ndryshme me emrin dhe fotot e saj.

Vajza me inicialet  S.N ka thënë se kjo është bërë shqetësim për të dhe të gjithë famijen.

 “Mu nxi jeta, janë 100 adresa me emrin dhe fotot e mia. Familja është e shqetësuar, njerëzit më pyesin. Nuk guxoj të dal nga shtëpia”, ka thënë me lot në sy vajza.

- reklamë -
Ad imageAd image

Menjëherë pas kallëzimit të saj policia ka nisur hetimet dhe ka referuar materialet në Prokurorinë e Beratit për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “përndjekje”.

Ky nuk është rasti i parë, kur adoleshentet ndjehen të rrezikuara nga përndjekja nëpër rrjetet sociale. Dhjetëra raste janë denoncuar në polici, por anonimiteti në rrjetet sociale e bën të vështirë identifikimin dhe arrestimin e këtyre personave.

Ndani këtë artikull