Ad imageAd image

0-0 u mbyll takimi Laç-Kukës, kualifikimi vendoset në rezultatin e ndeshjes së kthimit

2 min lexim

Sfida e parë gjysmëfinale e kupës së Shqipërisë mes Lacit dhe Kukësit u mbyll me rezultatet 0-0, rezultat që lë gjithcka të hapur në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në stadiumin “Zeqir Ymeri’.

Skuadrat u përqëndruan më shumë në mbrojtjen e rrjetave sesa në sulmimin e rrjetës së kundërshtarit, duke bërë që loja kryesore të zhvillohej në mefushë, ku pati edhe dyluftime të ashpra gjq që e detyroi arbitrin të nxirrte kartona të verdhë. Duhet përmendur edhe fakti se edhe në këtë ndeshje sic ndodh rëndom në Shqipëri, tifozët hopdhën mjete djegëse në fushën e lojës.

Pjesa e parë ishte më e qetë me raste sporadike ndërsa në fraksionin e dytë portieri i Laçit bëri një pritje të bukur pas goditjes me kokë të Gurit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kukësi ja doli që ta dërgonte një top në rrjet në minutën e 73-të, por për Koçin kishte një ndërhyrje të parregullt. Pak minuta më vonë ishte Koliçi që reagoi në pozicion, duke ruajtur të paprekur portën e Kukësit. Përtej përpjekjeve të të dyja skuadrave, kjo ndeshje përfundoi 0-0, rezultat që në pamje të parë mund të favorizojë Kukësin, por një gol i Laçit në fushën kundërshtare mund të marrë vlerë të dyfishtë.

Ndani këtë artikull