Ad imageAd image

10 vitet e Granit Xhakës

1 min lexim

Granit Xhaka i është bashkuar sfidës së “10 viteve”. Mesfushori i Arsenalit ka treguar se si ka ndryshuar karriera e tij futbollistike përgjatë këtij 10-vjeçari.

“Më 2009 ne ishim kampion të botës me U-17 në Nigeria dhe sot jam kapiten krenar i ekipit kombëtar. Jam duke shikuar përpara për më shumë shkëlqim me këtë fanellë”, ka shkruar Xhaka në profilin e tij në Facebook.

Xhaka është ndoshta lojtari kryesor i ekipit kombëtar të Zvicrës, pasi trajneri Vladimir Petkoviç ka vendosur t’ia besoj shiritin e kapitenit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Mesfushori shqiptar po shkëlqen edhe me fanellën e Arsenalit dhe është njëri nga favoritët e trajnerit Unai Emery.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull