Ad imageAd image

A do largohet Griezmann nga Atletico?

1 min lexim

 Antoine Griezmann është “ylli” i Atletico Madridit. Francezi rinovoi verën e kaluar deri në vitin 2023, duke refuzuar ofertën e një klubi si Barcelona. Kohët e fundit kanë dalë prapë në skenë zërat e një kalimi të sulmuesit në Katalunjë, por kjo gjë nuk ka shanse të ndodhë, sipas Enrique Cerezos.

Presidenti i Atleticos ka konfirmuar edhe njëherë faktin që Griezmann nuk do të largohet, madje tregohet tepër i bindur në atë që thotë.

 “Antoine do të qëndrojë tek Atletico. Kjo është e sigurt 3000%! Edhe sa herë duhet ta përsëris diçka të tillë. Më marrin çdo pesë minuta dhe më pyesin se çfarë po ndodh. Griezmann është një futbollist i Atletico  Madridit”, përfundon presidenti i klubit “colchoneros”.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull