Ad imageAd image

Apelimi i Skënderbeut në CAS, nuk ka gjyq deri në shtator

1 min lexim

Dënimi i UEFA me 10 vite pezullim nga kompeticionet e saj për Skënderbeun si dhe 1 milionë euro gjobë do të mbeten në fuqi të paktën deri më 25 shtator, pavarësisht se korçarët kanë apeluar në CAS.

Gjykata e arbitrazhit sportiv në Lozanë, e cila deri më datën e lartpërmenduar nuk ka në plan asnjë seancë gjyqësore për klubin korçar.

Kujtojmë që Skënderbeu aktualisht ka dërguar dy kërkesa për gjykim në CAS. Përveçse dënimit të UEFA-s, ata kërkojnë drejtësi në këtë shkallë gjyqësorë edhe për pjesëmarrjen këtë sezon në “Champions League”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Konkretisht Skënderbeu kërkon pezullimin e vendimit të UEFA që do t’i lejonte të marrin pjesë në Europë, në një kohë që siç u tha më lart vendimi përfundimtar për dënimin pritet të vonojë.

vendimi

Ndani këtë artikull