Ad imageAd image

Armando Sadiku na prezanton të fejuarën, ja si janë njohur

1 min lexim

Lojtari i Kombëtares shqiptare Armando Sadiku u fejua në mënyrë të fshehtë, duke mos dhënë asnjë detaj të vajzës që ka zgjedhur të kalojë jetën.

Fejesën me vajzën nga Kosova Sadiku e finalizoi në një ceremoni shumë private dhe larg kamerave. Asnjë foto nuk u bë publike nga kjo ceremoni.

Për herë të parë kishim mundësinë të shihnim të fejuarën e Armandos në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku ai ishte ftuar të surprizonte një ndër fansat e tij më të çmendur.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërsa sot, në emisionin“Kush vjen për drekë” në Tv Klan, Armando Sadiku ka folur për herë të parë për partneren e tij. Ai zbuloi se partnerja e tij quhet Elona dhe është nga Drenica e Kosovës. Ata janë njohur bashkë kur futbollisti ka luajtur në Zyrih, duke qenë se ajo ka lindur dhe është rritur në Gjermani.

Ndani këtë artikull