Ad imageAd image

Barcelona , e treta që kalon pragun e 600 golave

1 min lexim

Skuadra e Barcelonës ka regjistruar një shifër historike në Ligën e Kampioneve, numrin e 600 golave të shënuar në këtë kompeticion.

Në fakt, skuadra katalanase është vetëm e treta që kalon këtë shifër historike.

Barcelona ka zhvilluar në total 300 ndeshje në këtë aktivitet dhe me golin e Ivan Rakitiçit, shënoi numrin 600, ndërsa më pas shtoi edhe dy të tjera për të arritur kuotën 602 golave. Barca u bë skuadra e tretë që arrin të kalojë këtë prag historik.

- reklamë -
Ad imageAd image

Vetëm dy klube kanë bërë më mirë në aktivitet. I pari është Real Madrid, i cili në 425 ndeshje, ka shënuar 945 gola në Ligën e Kampioneve, ndërsa pastaj vjen Bajern Munihu, i cili në 335 ndeshje ka arritur kuotën e 668 golave të realizuar.

Ndani këtë artikull