Ad imageAd image

Bayern Mynchen fiton përballejn e parë me përmbysje, Sevilla mposhtet në shtëpi

2 min lexim

1-2 është rezultati i ndeshjes së zhvilluar midis Sevillës dhe Bayren Mynches në “Alliaz Arena”, gjë shumë e rëndësishme për përballjen e parë në çerekfinale të “Champios League”.Rezultat i cili i ka gëzuar dyfish bavarezët pasi ata bëhen skuadra e parë gjermane që mund ekipin e Montella-s në Spanjë.

Takimi nisi mirë për spanjollët pasi ata befasuan në minutën e 31-t me Sarabia duke kaluar në avantazh. Gëzim i cili nuk do të zgjaste më shumë se 6 minuta pasi një goditje e Ribery-s do të devijohej dhe më pas do të risillte baraspeshën.

Rezultatet u përmbysën në pjesën e dytë nga skuadra e Jupp Heynkes. Ishte braziliano-spanjolli Thiago Alcantara që nderoi miqtë në minutën e 68-t, duke vendosur edhe shifrat përfundimtare në të njëjtën kohë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Me Rezultatin e arritur Bayern Mynchen është më i favorizuar në përballjen e dytë e cila do të zhvillohet më 11 prill në “Allianz Arena”.

Komenti i ndeshjes

68′ GOOOL Alcantara. Bayern Mynchen përmbys shifrat

46′ Nis pjesa e dytë

45+1′ Mbyllet pjesa e parë

37′ GOOOL Bayern Mynchen. Zgjat vetëm 5 minuta avantazhi i spanjollëve, barazon Ribery

32′ GOOOL Sevillia. Befasojnë spanjollët me Sarabia që ndëshkon Bayern Mynchen

1′ Nis takimi në Spanjë

Ndani këtë artikull