Ad imageAd image

Boateng skuqet në turpërimin e Bayern, tërmet “8 ballë” në Leipzig

1 Min Read

Java e 10-të në Bundesligën gjermane mund të konsiderohet edhe ajo si e surprizave.

Bayern Munich ka pësuar humbjen e dytë në këtë sezon, teksa është dorëzuar pa kushte përballë Eintracht Frankfurt. Dalja me karton të kuq të Boateng pas 9 minutash lojë i dha forcë Eintracht, që fitoi me shifrat e thella 5-1.

Kostic dhe Sow “tronditen” Bayern, e cila u përpoq të reagojë me sulmuesin e saj më në formë, Robert Lewandowski. Polaku shënoi golin e tij të 14 në 10 javët e para të Bundesliga, por vetëm kaq. Abraham thelloi rezultatin në 3-1, përpara se Hinteregger dhe Paciencia të mbyllnin llogaritë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Fitore komode arriti Borussia Monchengladbach, e cila mposhti 2-1 në transfertë Bayer Leverkusen. Bardhezinjtë morën maksimumin ndaj “Aspirinave”, që ndikojnë mirë në organizëm, duke i dërguar në krye të klasifikimit me 22 pikë.

Rezultati më i thellë u regjistrua në Leipzig. Vendasit shkatërruan me shifrat 8-0 Mainz, duke konsoliduar pozitat në vendin e tretë me 18 pikë. Një pozicion më larg ndodhet Borussia Dortmund, që nga ana e saj mposhti 3-0 Wolfsburg.

Share This Article