Ad imageAd image

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti i Milanit

1 min lexim

Një lajm të hidhur ka marrë ditën e sotme bota e futbollit, dhe në veçanti skuadra e Milanit. Bëhet fjalë për ndarjen nga jeta të ish lojtarit të njohur të kuqezinjve Luixhi Radice.

Radice që ka qenë pjesë e një skuadre që ka fituar mjaft tituj u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare, dhe me skuadrën milanezë ka fituar një sërë titujsh. Radice ka pasur edhe karrierë si trajner ku është shpallur kampion me Torinon e famshme në vitin 1976.

Ndani këtë artikull