Ad imageAd image

Briken Çalja shpallet kampion Evrope në peshëngritje

1 min lexim

Briken Çalja është rikonfirmuar kampion Evrope në stilin e shkëputjes për peshat deri në 73 kg, në kampionatin evropian që po zhvillohet aktualisht në Gjeorgji.

Peshëngritësi shqiptar 29-vjeçar ngriti plot 156 kg në provën e dytë, ndërsa tentoi të thyente rekord në të tretën, por pa ia dalë të ngrinte 160 kg.

Gjithsesi, Çalja do të tentojë të sigurojë medalje edhe në stilin e shtytjes, provat e së cilës po zhvillohen në këto momente.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull