Ad imageAd image

Çfarë ndodhi sot në takimin Lushnja-Skënderbeu?

1 min lexim

Një përmbysje e madhe ishte ajo e takimit Lushnja-Skëndërbeu. Ndeshja filloi me dy gola të Lushnjes për tju kthyer më pas me dyfishin e sulmeve nga korçarët.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e tëra në favorë të lushnjarëve të cilët shënuan në minutën e 39-ë me Përgjinin dhe në të 51-ën me Papën.

Ndërsa, korçarët ishin ata që dominuan gjithë pjesën e dytë me një sulm të pandalshëm golash. Ata arritën që të shënon 4 gola në vetëm 30 minuta.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kundrasulmi startoi me Soue në minutën e 60-ë dhe ishte po ai autori i dy golave të tjerë që u shënuan në minutat e 70 dhe 82-ë.

I fundit i cili e mbylli këtë pjesë me gol ishte James në minutën e 85, duke sjellë që ky takim të mbyllej me rezultatin 2-4./55news.al

 

Ndani këtë artikull