Ad imageAd image

Çmendet tifozi kroat, e hedh divanin jashtë dritares nga gëzimi (VIDEO)

1 min lexim

Një tifoz kroat e ka ngritur në një nivel tjetër festimin pas një triumfi në botën e sportit, duke e flakur divanin nga dritarja nga gëzimi që Kroacia kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Botës pasi e mposhti nikoqirin Rusinë.

Kroacia kaloi në mesin e katër ekipeve më të mirë për herë të parë që prej vitit 1998, pas fitores 4-3 në penallti kundër nikoqirit, Rusisë, të shtunën në Sochi, transmeton Gazeta Express.

Denis Cheryshev i kaloi nikoqirët në epërsi me një goditje mahnitëse nga rreth 18 metra largësi, por barazimi i kroatëve nuk vonoi shumë, kur Andrej Kramaric shënoi me kokë nga afërsia pas një krosi të Mario Mandzukic.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kroacia më pas kaloi në epërsi me anë të Domagoj Vida në kohën shtesë, megjithatë në minutën e 115-të, Mario Fernandes shënoi për ta dërguar ndeshjen në penallti, e cila u takoi kroatëve 4-3 në fund.

Ky triumf i jashtëzakonshëm është festuar në mënyrë të çmendur nga tifozi kroat, i cili siç shihet në videon me poshtë, e hedh jashtë dritares divanin nga ku e kishte shikuar këtë ndeshje.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull