Ad imageAd image

Cristiano Ronaldo njihet me ndëshkimin e UEFA-s, ja sa do mungojë portugezi

1 min lexim

Cristiano Ronaldo do të jetë i gatshëm për tu përballur me ish-skuadrën e tij, Manchester United në javën e tretë të kompeticionit më të rëndësishëm për klube, Uefa Champions League. Kjo, pasi ylli i Juventusit është pezulluar vetëm me një ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në UEFA, pasi luzitani u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë ndaj Valencias.

Bardhezinjtë nuk bënë asnjë ankesë, duke pasur parasysh se sa e vështirë do të ishte të fitonte luftën me UEFA-n. Sot, UEFA ka njoftuar vendimin e saj, duke zgjedhur “të pezullojë lojtarin e Futbollit të Juventusit Cristiano Ronaldo për një (1) ndeshje të UEFA-s”.

Kjo do të thotë që portugezI do të mungojë në ndeshjen kundër Young Boys, por do të jenë në dispozicion për rikthimin e tij në “Old Trafford”.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull