Ad imageAd image

Dalin prapaskenat e “Champions”, Jurgen Klopp: U thashë lojtarëve të stërviteshin lakuriq

1 min lexim

Jurgen Klopp ka zbuluar një prapaskenë interesante para ndeshjes së dytë çerekfinale të “Champions League” kundër Manchester City.

Tekniku gjerman ka bërë shaka me lojtarët e tij, duke u thënë që të stërviteshin lakuriq, pasi askush nuk do t’i vinte re. Kjo për shkak se Mohamed Salah kishte marrë të gjithë vëmendjen.

“Është një grup shumë i mirë dhe, me Mo, të gjithë djemtë janë krenarë për sezonin që po kalon. Kur erdhëm në Manchester për ndeshjen e kthimit, u thashë djemve ‘ejani djema, të dalim në stërvitje lakuriq pasi askush nuk do ta vë re, ata duan vetëm Mo’.

- reklamë -
Ad imageAd image

Tani do të shkojmë në Romë. Besoj se do të jetë e njëjta gjë. Por nuk ka problem.”

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull