Ad imageAd image

De Bruyne: Fantastike po ta fitojmë titullin në derbi

1 min lexim

Manchester City është vetëm një fitore larg nga titulli kampion i Premier League dhe Kevin De Bruyne thotë se do të jetë “e veçantë” nëse shpallen gjatë derbit të Manchester-it.

Kevin De Bruyne i pëlqen ideja që  Manchester City  të fitojë titullin e Premierligës duke mposhtur rivalët e përjetshëm të Manchester United në ndeshje direkte.

Fitorja 3-1 kundër Evertonit javës së kaluar, e lë Manchester Cityn një fitore larg titullit kampion.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërsa United ka qenë i dyti gjatë pjesës më të madhe të sezonit, City i Guardiolës ka dominuar ligën që ne fillimet e sezonit.

“Për ta bërë këtë kundër United do të ishte e veçantë,” tha De Bruyne.

“Do të ishte e këndshme të ngrenim titullin në ndeshjen kundër United, për tifozët do të ishte diçka e veçantë. Do të ishte e mrekullueshme, diçka ndryshe. Ju e njihni historinë, kështu që do të ishte fantastike.”

“Sa më shpejt që ta bëjmë atë, aq më mirë, pasi  mund të përqendrohemi në frontet e tjera. Kemi ndeshje të veshtira përballë pasi do luajm me Liverpool-in dy her, Manchester United dhe Tottenham.

Në ndeshjen e parë të sezonit në dhjetor, City fitoi 2-1 fitues në Old Trafford.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull