Ad imageAd image

Deklarata/ Uellsianët “të tërbuar” me trajnerin e Kombëtares

1 min lexim

Legjenda e Manchester United dhe trajneri i kombëtares së Uellsit, ka tërbuar tifozët e vendit të tij me deklaratën e tij të fundit. I punësuar në rolin e analistit sportiv në ITV, Giggs duke komentuar ndeshjen midis Anglisë dhe Belgjikës, bëri një gafë kur u referua kombëtares së Anglisë si “ne”.

Giggs i cili ka zhvilluar 64 ndeshje me Kombëtaren, në harkun e viteve 1991-2007, deklaroi: “Në rolin e numrit 10 Rashford është duke pësur rënie, mirëpo mendoj se ‘ne’ mund ta shfrytëzojmë atë rol më mirë me Loftus-Cheek”.

Tifozët e “Dragonjve”, e kanë kapur menjëherë këtë gabim të trajnerit të tyre, dhe më pas në rrjete sociale kanë adresuar kritika të ashpra kundrejt Giggs.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull