Ad imageAd image

Del nudo në konferencë pë shtyp pasi triumfon si kampion bote

1 min lexim

Mark Williams arriti të triumfojë për të tretën herë si kampion bote duke mposhtur në finale rivalin John Higgins.  Kjo fitore e tij vjen pas 15 vite pas triumfit të dytë.

43-vjeçari Williams fitoi me rezultatin 18-16, duke u bërë kampioni më i vjetër në moshë që nga koha e uellsianit Ray Reardon, që ishte 45 vjeç kur triumfoi në vitin 1978.

Williams kishte premtuar se nëse do të shpallej kampion bote do të dilte në konferencë për shtyp tërësisht i zhveshur.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sa i përket sfidës, kjo finale ishte më e dyluftuara që prej vitit 2005, kur Shaun Murphy mposhti Matthew Stevens me të njëjtin rezultat.

Williams përfitoi një shumë rekord prej 425 mijë paund, duke e çuar vlerën totale të triumfit në 750 mijë paund, ndërsa pritja e Higgins për titullin e tij të pestë mbetet ende një objektiv.

“E pabesueshme! Një vit më parë nuk isha fare këtu dhe e pashë finalen nga shtëpia”, tha Ëilliams për BBC Sport. “E kam menduar seriozisht tërheqjen, por gruaja ime Joanne më kishte thënë se nuk mund të rrija në shtëpi e të flija gjatë të gjithë kohës”.

Ndani këtë artikull