Ad imageAd image

Dhunë dhe tension, një penallti në fund vendos sfidën Skënderbeu-Partizani

1 min lexim

Ka nisur me tensione edicioni i 80 i kampionatit shqiptar.  Skënderbeu ka arritur që të mposhtë Partizanin në takimin hapës të sezonit të ri. Penallti e Muzakës në minutën e fundit i dha fitoren kampionëve në fuqi. Një fitore mes dhunës për korçarët, të cilët dështuan në organizimin e ndeshjes. Ishte Dejvi Bregu ai që fitoi 11-metërshin në minuten e 90+1-të, teksa Muzaka e ekzekutoi saktë.

Tifozët e të dy skuadrave hyrën në fushën e lojës dhe u përplasën me njëra-tjetrën. Ndeshja u ndërpre për disa minuta, teksa rifilloi përsëri. Një ndeshje e barabartë dhe pa shumë raste shënhimi, në fund janë korçarë ata që festojnë.

Ndani këtë artikull