Ad imageAd image

Disfata me Korenë/ Low nuk jep dorëheqjen edhe për shumë kohë

1 min lexim

Në kaq vite është hera e parë që Gjermania të eliminohej që në fazën e grupeve të një Botërori.

Ndonëse është hera e parë që nga 1938 që Gjermania eliminohet në fazën e parë trajneri Joachim Low nuk ka ndërmend të largohet dhe të dorëzohet.

“Është shumë shpejt për mua për t’iu përgjigjur kësaj pyetje”, tha Low pas ndeshjes. “Zhgënjimi është i madh brenda meje dhe jam i pari që kam ngritur dyshime rreth vetes kështu që duhet ta mendoj sonte këtë gjë”. u shpreh trajneri i Gjermanisë pas disfatës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Për paraqitjen e sotme të skuadrës Low tha se ishin shumë të zhgënjyer, por megjithatë ai nuk harroi të uronte kundërshtarët, “Zhgënjimi është i madh dhe në dhomat e zhveshjes ishte heshtje varri. Askush nuk mund të thoshte asgjë. Ky është një zhgënjim tmerrësisht i madh për ne, por duhet ta pranojmë. Urime kundërshtarëve tanë, ne nuk e merituam të kalonim grupin. Bëmë gjithçka për ta përgatitur sa më mirë këtë ndeshje, por nuk e përsëritëm këtë në lojë”. vijoi më tej Joachin Low.

Ndani këtë artikull