Ad imageAd image

Duro debuton me fitore, Kamza mposht Kastriotin

1 min lexim

Kamza mori një fitore shumë të rëndësishme përballë Kastriotit. Skuadra e Klodian Duro debutoi me fitore në Superiore, me shifrat 2-0.

Të dy golat, u shënuan në pjesën e parë.

Në minutën e 13-të, ishte Roloviç, i cili përfitoi më së miri nga një shpërqendrim në zonën e krutanëve. Më pas, teksa po shkonte edhe fundi i pjesës së parë, Plaku nisi shkëlqyeshëm një top për Fukuin, i cili vrapoi shumë shpejt, kaloi edhe portierin Kuka, dhe me portën e boshatisur shënoi golin e dytë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pas kësaj fitore, kamza pozicionohet në vendin e 3-të me 6 pikë të grumbulluara.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull