Ad imageAd image

Është personi më i ndjekur në ‘Instagram’, shifra e çmendur që fiton Ronaldo nga një post

1 min lexim

Largimi për një periudhë të shkurtër nga rrjetet sociali i Selena Gomez i mjaftoi Cristiano Ronaldos që të bëhej personi më i ndjekur në Instagram.

Futbollisti i Juventusit është bërë personi më i ndjekur i Instagramit, me mbi 144 milionë ndjekës.

Portugezi i cili tashmë ndodhet në Itali me gjithë familjen e tij, ndan shpesh me ndjekësit fotot në fushë po aq sa edhe jashtë saj, ato me familjen.

- reklamë -
Ad imageAd image

Por një pyetje e cila na shkon të gjithëve në mendje është sesa fiton Ronaldi nga një post i vetëm?

Sipas “Forbes”, 33-vjeçari fiton rreth 750 mijë dollarë për postim, një shifër e “çmendur”. Në vend të dytë për nga fitimet për një postim qëndron braziliani Neymar me 600 mijë dollarë, ndërkohë që Lionel Mesi mban vendin e tretë me 500 mijë dollarë për një postim.

shifra

Ndani këtë artikull