Ad imageAd image

FIFA e ndaloi/ Shaqiri dhe Xhaka janë gjenialë! Shikoni si e bënë shqiponjën dykrenore

1 min lexim

Zvicra është kualifikuar në raundin e 1/8 të Kupës së Botës. Helvetët mundën me rezultatin 3-2 Serbinë në raundin e tretë dhe të fundit të fazës së grupeve të Botërorit, duke i treguar “derën e daljes” këtyre të fundit që pretendonin po ashtu të shkonin më tej.

Një prej autorëve të golave të kombëtares zvicerane ishte futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, duke i treguar edhe një herë serbëve se janë “preja” e tij e preferuar.

Ndryshe nga ndeshja e kaluar, sonte ai bashkë me Xhakën nuk mundën të festojnë me shqiponjën dykrenare pasi kjo është ndaluar kategorikisht nga FIFA.

- reklamë -
Ad imageAd image

Megjithatë gjithçka ishte organizuar mjaft bukur nga të dy shqiptarët. Siç shihet edhe në foto, në momentin e festimit, si Xhaka ashtu edhe Shaqiri shkojnë në cepin e fushës. Ata bashkojnë kokat dhe hapin krahët njësoj si shqiponja dykrenare në flamur. Të mrekullueshëm!

Festë fantastike dhe ide gjeniale e dy lojtarëve që përfaqësojnë Zvicrën, por kurrë s’e kanë mohuar gjakun e tyre shqiptar. Edhe pse FIFA kishte paralajmëruar, aty ku thërret gjaku, siç duket gjithmonë gjendet zgjidhja.

Ndani këtë artikull