Ad imageAd image

Fitoi tre medalje, ja statusi emocionues i Briken Caljas

1 min lexim

Europiani i Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë, nis në mënyrë të shkëlqyer për kombëtaren kuqezi të shtangës. Briken Calja ka arritur të fitojë medaljen e artë në stilin e shkëputjes në kategorinë 73 kilogramë, ndërsa ka siguruar argjendin në shtytje dhe në dygarësh, duke u shpallur nënkampion i Europës.

Në përfundim të garës, Briken Calja ka postuar medaljet në profilin e tij në Facebook, shoqëruar me një status emocionues.

Një medalje ari dhe dy argjendi!

- reklamë -
Ad imageAd image

Rezultat historik dhe një ndjenjë krenarie e papërshkrueshme teksa këto dy vite arritëm të ngremë flamurin shqiptar në majat e Evropës. 🇦🇱🏋‍

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen nga i pari e deri tek i fundit.

Mbështetja juaj është krenaria ime më e madhe. I jam mirënjohës të gjithëve që më ndenjën pranë dhe më mbështetën.

Do të vazhdoj të luftoj që himni i vendit tim të ndëgjohet në pedanet e krejt botës mbarë.

Faleminderit, faleminderit, faleminderit!

Brikeni

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull