Ad imageAd image

Fitorja më shumë se sa sportive, Teqja: Kishim kundër arbitrat dhe shtetin maqedonas

1 min lexim

Olsi Teqja, ish-futbollisti i Tiranës që sot u shpall kampion me Shkëndijën e Tetovës, është shfaqur shumë i emocionuar në intervistë për mediat. Ai ka deklaruar se ky titull është më shumë se një fitore sportive pasi kanë pasur kundër arbitrat por edhe shtetin maqedonas.

“Isha i bindur për zgjedhjen që në fillim. Ne dolëm kampion. Ishte një titull mëse i merituar. Nuk e diskutuam nga java e parë deri në javën e fundit.

Sot nuk feston vetëm Tetova, sot feston gjithë shqiptari kudo ku ndodhet. Është emocion i madh të dalësh kampion, sepse këtu je kundër arbitrave, kundër një shteti siç është Maqedonia. Ne i bëmë ballë të gjithave dhe dolëm me sukses.

- reklamë -
Ad imageAd image

E ardhmja- “Drejtuesit më kanë bërë një ofertë. Shpresoj të gjejmë gjuhën e përbashkët. Besoj se do të qëndroj këtu”, u shpreh Teqja. /bw/

Ndani këtë artikull