Ad imageAd image

Flet e ëma, ja pse nuk performoi Era Istrefi sot

1 min lexim

Të gjithë shqiptarët ishin me sy nga Rusia sot jo vetëm për startimin e Botërorit, por edhe për të parë performancën e këngëtares shqiptare Era Istrefi.

Në ceremoninë e hapjes së Botërorit, mungoi perfomanca live e Erës me Nicky Jam dhe Will Smith.

E ëma e këngëtares shqiptare, Syzana Tahirsylaj, në një prononcim për “Lajme.net” ka rrëfyer se pse Era nuk ishte e pranishme sot për të kënduar. Ajo ka thënë se Era do të performojë live në Rusi në mbylljen e Kampionatit dhe jo në hapjen e tij.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Era ka me qenë në finalen e Kampionatit, ka me performu ‘live’”, ka thënë ajo.

Vet Era nëpërmjet disa postime në Instastory ka treguar se është në Xhamajkë dhe do të xhirojë nesër klipin për këngën e saj “Prisoner”.

Ndani këtë artikull