Ad imageAd image

Formacionet zyrtare/ Finalja e Kievit, kush do jetë fituesi i Kupës së Kampionëve?

2 min lexim

Sonte në mbrëmje do të luhet finalja e madhe e Kievit. E gjithë bota do të jetë me dy nga finalja e Ligës së Kampionëve.  

Jurgen Klopp shkruan historinë me Liverpul, duke e kthyer pas 13 vitesh në finale, ndërsa Zinedine Zidane që e mban Realin të palëkundur ka finalen e tretë radhazi.

Sonte, në orën 20:45 do të nisë në stadiumin “Olympic” të Kievit me një fund që nuk dihet por me shpresë të madhe për mbështetësit e skuadrave respektive.

- reklamë -
Ad imageAd image

Zidane mendohet së do t’i besojë sulmin dyshes Benzema-Ronaldo, ndërsa do të ndihmohen nga katërshja e mesfushës: Modric, Casemiro, Kroos dhe Isco. Ndërsa nga ana tjetër, Klopp i kundërpërgjigjet me treshen Salah, Firmino, Mane.

Hera e fundit që këto dy ekipe janë përballur me njëri-tjetrin ka qenë në vitin 2014, pikërisht në fazën në grupe të Champions League. Atëherë, Real Madrid mundi Liverpul-in në “Anfield Road” më 4 nëntor 2014 me rezultatin 1-0.

Ndërsa në takimin në “Santiago Bernabeu” sfida pati përfunduar me shifrat 3-0 për “Los Blancos”.

Për të mos përmendur edhe sfidën midis dy yjeve të skuadrave përkatëse Cristiano Ronaldo-s dhe Mohamed Salah, të cilët janë në garë për “Topin e Artë” të këtij sezoni, dy lojtarë që i kanë dhënë shumë skuadrave ku aktivizohen.

Formacionet paraprake të ekipeve të publikuara në faqen e UEFA-s janë:
Real Madrid: Navas; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modrić, Isco; Ronaldo, Bale.

Liverpool: Karius; Alexander-Arnold, Van Dijk, Lovren, Robertson; Henderson, Milner, Ëijnaldum; Mané, Firmino, Salah.

Ndani këtë artikull