Ad imageAd image

Formula 1/ Mrekullia Leklerk, fiton garën e parë në karrierë

1 min lexim

Sharl Leklerk ka fituar çmimin e Madh të Belgjikës, duke arritur njëkohësisht dhe suksesin e parë në karrierë në Formula 1. Piloti nga Monako ka kurorëzuar një garë perfekte, ndonëse vuajti jo pak në xhirot e fundit për shkak të gomave, por gjithsesi arriti ta mbajë pas shpine Hamilton dhe Mercedesin tjetër të Botasit. Në vend të katërt e përfundoi Sebastian Fetel.

ështu Leklerk futet në histori si piloti më i ri i Ferrarit që arrinn të fitojë një garë. Ai do të mbushë 22 vjeç më 16 tetor dhe lë pas të gjithë emrat e lavdishëm të së shkuarës, ndërsa tifozët e Ferrarit shpresojnë që skuderia e tyre të rikthehet të dominojë si dukur. Gjithsesi kjo ishte vetëm një garë, Leklerkut i duhet të punojë fort.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull