Ad imageAd image

(Foto) Gazetarja e sportit braktis “News24” për një tjetër ekran

1 min lexim

Pas katër vitesh gazetaren e emisionit sportiv, Enkeleida Zeko nuk do ta shohim më në ekranet e News24, por në një tjetër televizion.

Një tjetër lëvizje e bujshme është edhe largimi i saj drejt OraNews, një televizion rival.

Emisioni ‘Fair Play’ nuk do të jepet më në News, por tashmë te televizioni që drejtohet nga Ylli Ndroqi.

- reklamë -
Ad imageAd image

Këtë largim e ka bërë të ditur vetë Zeko nëpërmjet një postimi në Facebook, duke paralajmëruar se ‘së shpejti Fair Play në OraNews’.

auto_40493970_2094965520538072_8719114336246693888_o1535782684.jpg

Emisioni sportiv në këtë televizion drejtohej nga gazetari Gerti Çarçani.

Zeko është një nga të vetmet gazetaret e mirëfillta të sportit në Shqipëri.

Fillimisht karriera e saj nisi në Televizionin Shqiptar. Aty drejtoi edhe emisionin sportiv të RTSH (TVSH).

Ndani këtë artikull