Ad imageAd image

FOTO/ Spanja emëron trajnerin e ri për Kupën e Botës

1 min lexim

Është zgjedhur trajneri i ri që do të drejtojë kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës.

Lajmi është zyrtarizuar nga Federata Spanjolle e Futbollit e cila ditën e sotme shkarkoi trajnerin Lopetegui. Trajneri i ri është legjenda Fernando Hierro

Largohet nga Bundesliga për tu transferuar në Angli

- reklamë -
Ad imageAd image

Shkarkimi i tij erdhi pasi Real Madridi njoftoi dje se Lopetegui do ta marrë drejtimin e klubit madrilen menjëherë pas Kupës së Botës, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, raporton SYRI.net.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit zëvendëson Lopeteguin që tashmë do të nisë punë te “Los Blancos”.

Kujtojmë që ditën e premte Spanja do të luajë ndeshjen e parë në kampionatin Botëror dhe do të ketë një duel shumë të vështirë kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

hie

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull