Ad imageAd image

Gomez: Kujt ja mban të ma thotë në sy, Sergio Aguerro ta mbyllë gojën

1 min lexim

Një incident i ndodhur të djelën në takimin Atalanta-Milan mori shumë vëmendje. Sulmuesi i vendasve Papu Gomez dëmtoi mesfushorin e italianëve të Milan, Biglian, dhe kaq është dashur që kundër tij të shpërthejnë kritikat.

atë e kanë akuzuar se e dëmtoi Biglian për inatin se kombëtarja nuk e kishte grumbulluar në Botëror.

Ndërsa, nga Anglia Sergio Aguerro, sulmuesi i Manchester City, deklaroi se nëse kjo do t’i kishte ndodhur atij atëherë Gomez-in do ta ‘sqaronte’ në tunelin e stadiumit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kjo gjë e ka irrituar futbollistin e Atalantës i cili ka bërë një sqarim për situatën duke ‘shpërthyer’ ndaj Aguerro-s. “Jam i mërzitur dhe nuk kam më durim. Ata që më thonë se e dëmtova Biglian me qëllim, le të vijnë të ma thonë në sy. Ishte thjesht një episode i pafat. Unë i kam kërkuar falje Biglias. Aguero duhet ta mbyllë gojën dhe të merret me veten e tij.”

Ndani këtë artikull