Ad imageAd image

Goztepe huazon Cikalleshin, sulmuesi rikthehet në Superligën turke

1 min lexim

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Sokol Cikalleshi do të jetë pjesë e Superligës turke edhe për sezonin e ri, pasi ediçionin e kaluar u rrëzua me skuadrën e Osmanlisporit.

Ashtu edh siç ishte lajmëruar edhe ditën e djeshme nga mediat turke, Cikalleshi ka firmosur këtë të enjte për skuadrën e Goztepes, ku do të jetë në huazim për një sezon.

Ky ishte vendimi i skuadrës së Osmanlisporit, që nuk donte ta shiste sulmuesin shqiptar, por vetëm ta huazonin në elitë për këtë sezon.

- reklamë -
Ad imageAd image

Cikalleshi shënoi 8 gola në 29 ndeshje sezonin e kaluar, ndërsa te Goztepe kanë shpresa të mëdha për kavajasin, për të qenë një pikë referimi në sulmin e tyre.

Ndani këtë artikull