Ad imageAd image

Hetimi paraprak, ja shkaku i aksidentit tragjik ku humbi jetën Kobi Brajant. Ishte dhënë urdhër që…

1 min lexim

Legjenda e basketbollit Kobi Brajant, vajza e tij Xhana dhe shtatë njerëz të tjerë humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter, i cili u rrëzua rreth orës 10:00 të mëngjesit të të dielë

Sipas një hetimi paraprak, mësohet se mjegulla e dendur ka qenë shkaktar i aksidentit edhe pse ky version ende nuk është zyrtar.

Policia e Los Anxhelosit bën me dije se kishte lëshuar një urdhër ditën e diel që asnjë helikopter të mos fluturonte për shkak të mjegullës së dendur, duke ulur edhe helikopterët e saj të patrullimit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Të dhënat nga fluturimi kanë treguar se helikopteri kishte pasur probleme nderkohe qe  po fluturonte mbi kopshtin zoologjik të Los Anxhelos duke qëndruar në lartësi të ulët, ndërsa kushtet ishin përkeqësuar dukshëm deri në momentin e rrëzimit.

Helikopteri privat i ish-yllit të basketbollit u përfshi menjëherë nga zjarri porsa u rrëzua në tokë

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull