Ad imageAd image

Humbja në SuperKupë, i shkakton probleme Navasit

1 min lexim

Humbja në UEFA SuperKupë ka zbardhur disa nga problemet e Real Madridit, por në veçanti për portierin Keylor Navas i cili ka pësuar katër herë kurse portieri i ri Thibaut Courtois shikonte nga publiku

Rezultati në Tallinn i komplikon edhe më shumë situatën e portierit të Real Madridit dhje e dëmton vendin e Navas në 11’en startuese të Julen Lopetegui.

Lopetegui ka vendosur që ta vë në portë për finalen e Super Kupës, Navasin, duke e lënë jashtë tërësisht Courtois për shkak se belgu nuk ka arritur që të stërvitet ende me skuadrën dhe nuk ka luajtur që një muaj.

- reklamë -
Ad imageAd image

Megjithatë, pas rezultatit, një periudhë reflektimit tani do të fillojë të trajneri dhe ai do ta këtë deri në ndeshjen e radhës tani në La Liga kundër Getafes, ku do të vendos për numrin 1 të tij. Ai refuzoi të flet për këtë gjë duke thënë se nuk ka probleme, por duket se ai duhet ta merr një vendim për këtë gjë.

Humbja e ka lënduar tërë skuadrën, por për Navas kjo do të thotë se ai nuk është në avantazh me belgun në këtë aspekt. 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull