Ad imageAd image

Hysaj rikthehet vendimtar, asist mjaft i bukur për Napolin

1 min lexim

 Napoli luan sfidën e javës së 25-të në Seria A, në transfertë ndaj Parmës, dhe ekipi i Anccelotit, gjendet në fitore, me gol të Piotr Zielinskit në minutën e 19-të.

 

Titullar në krahun e majtë të mbrojtjes, është edhe shqiptari Elseid Hysaj, i cili ishte pikërisht autori i asistit për golin e polakut.

- reklamë -
Ad imageAd image

Zielinski shërbeu Hysajn pranë fundores, dhe shkodrani u mor vesh mjaft mirë, duke ia kthyer sërish topin brenda zone, dhe polaku nuk fali përballë portierit Sepe.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull