Ad imageAd image

I vëllai mbështet Cristiano Ronaldo-n pas akuzave për përdhunim

2 min lexim

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo po kalon një periudhë të trazuar, pas kalimit të tij te Juventusi.  Ndërsa portugezi nga dita në ditë po përshtatet me futbollin italian, përqendrimi i tij ka pësuar luhatje për shkak të akuzave që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Modelja amerikane Kathryn Mayorga e akuzon atë se e përdhunoi në vitin 2009 dhe më pas e pagoi që t’i blinte heshtjen. Por i vëllai i sulmuesit, Hugo Aveiro deklaroi se asgjë nuk është e vërtetë.

Në vendlindjen e tij, ishullin e Madeiras, Ronaldo është një hero dhe se të gjithë banorët do t’i qëndrojnë afër për ta mbështetur. Edhe CR7 ka hedhur poshtë me forcë akuzat për përdhunim dhe ai i konsideron ato thjesht si lajme false të shpërndara nga Facebook.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Vëllai im është një hero këtu në Madeira. Ka mjaft ndikim, pasi ka bërë shumë për këtë ishull. Rreth gjysmë milioni njerëz vijnë këtu për të parë muzeun e tij çdo vit. Vëllai zakonisht vjen për Vitin e ri, pasi përkon edhe me ditëlindjen e nënës tonë.

Hidhen shumë fishekzjarrë, edhe pse këtë vit, ai edhe mund të mos jetë këtu, por në Dubai.

Njerëzit e mbrojnë sepse çdokush e njeh. Mediet vendase vetëm shkruajnë gjëra të mira dhe njerëzit do t’i ketë nga pas. Ai është ikonë në Madeira”, u shpreh 43-vjeçari, i cili edhe menaxhon muzën CR7. Ai në fund e bëri të qartë “këto pretendime janë idiotllëqe”.

Ndani këtë artikull