Ad imageAd image

Ish-sulmuesi i Juventusit në telashe, i thyen nofullën shoferit të taksisë

1 min lexim

Nuk kanë fund dhimbjet e kokës për Nicklas Bendtner. Pas eksperiencave aspak pozitive në skuadra si Arsenali dhe Juventus, sulmuesi danez duket se po rikthehet ai i dikurshmi te skuadra e Rosenborgut në Norvegji. 

Megjithatë, edhe pse po kalon një situatë të mirë sa i përket prodhueshmërisë dhe golave,  Bendtner ka treguar anën e tij të errët. Sipas mediave lokale daneze, sulmuesi 30 vjeçar është vënë nën akuzë pasi dyshohet se ka sulmuar një shofer taksie, duke e dëmtuar këtë të fundit në pjesën e nofullës. 

Incidenti ndodhi në orën 2.41 të dielën në mëngjes në Kopenhagën, ndërsa konfirmimi vjen nga kompania e taksive që për “Bt.dk” kanë deklaruar se shoferi ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe aktualisht po kalon një operacion për një nofulla të thyer.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Ajo është raportuar në polici dhe ne mund të konfirmojmë se sulmuesi është Nicklas Bendtner.”

Ndërkohë ende nuk kemi një reagim nga Bendtner i cili rrëzikon një gjobë të majme dhe përjashtim nga skuadra e Rosenborgut.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull