Ad imageAd image

Itali-Shqipëri/ Mediat italiane: ‘Pushtim kuqezi’ në Dortmund

1 min lexim
 
 
 

Tifozë të shumtë kuqezi kanë shkuar në Dortmund për ndeshjen e sotme mes Italisë dhe Shqipërisë për Kampionatin Europian, rreth 50 mijë të tillë.

 

Media italiane “Ansa” ka bërë një artikull për numrin e madh të tifozëve shqiptarë që kanë shkuar në Gjermani për të mbështetur Kombëtaren Shqiptare, e sidomos në ndeshjen me Italinë.

“Pushtim kuqezi në Dortmund”, shkruan Ansa, duke ju referuar numrit të madh të tifozëve.

“Tifozët shqiptarë, të zhurmshëm dhe energjik, po mbushin rrugët e qytetit gjerman që të çojnë drejt stadiumit. Përveç tifozëve, të shumta janë dhe makinat në qendër të Dortmundin duke u rënë borive, me muzikë të lartë dhe flamuj të Shqipërisë”, vijon Ansa.

Ndërkohë, numri i tifozëve italianë do të jetë shumë më i vogël krahasuar me tifozët shqiptarë.

Ndani këtë artikull