Rivaldo këshillon Barçën: Mos merr Lautaron, më mirë transfero këtë futbollist

Premte, 27 Mars 2020 09:23

Legjenda braziliane, Rivaldo ka dhënë një sugjerim për klubin e Barcelonës.

47-vjeçari mendon se katalanasve do t’i vlente më shumë kthimi në “Camp Nou” i Neymarit, sesa blerja e Lautaro Martinezit.

“Lautaro është vetëm 22 vjeç dhe ende ka nevojë të evoluojë dhe të fitojë përvojë, pavarësisht se është një lojtar i mirë që mund të bëhet një futbollist edhe më i mirë në të ardhmen.

Më mirë Neymar. Lautaro nuk do të ishte një zgjidhje për të tashmen. Neymar do të ishte gjithnjë përparësia ime për të forcuar Barcelonën. Mendoj se ai duhet të përqendrohet, para së gjithash, në kthimin e tij për ta bërë sulmin e Barçës shkatërrues, si në të kaluarën

Barcelona duhet të bëjë një përpjekje financiare për Neymarin tani që PSG është gati të pranojë oferta realiste. Një nënshkrim i tillë nuk do të ishte i rrezikshëm. Neymar është 28 vjeç dhe ka ende shumë vite futboll në karrierën e tij. Do të ishte një veprim i shkëlqyeshëm, sepse ai e njeh klubin dhe ka një personalitet që i lejon të ndajë rolin kryesor me Messin”, u shpreh Rivaldo.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...