Ad imageAd image

Iuliano: Partizani projekt i paqartë

1 min lexim

Para pak muajsh Partizani ishte në fundin e klasifikimit, madje duke rrezikuar ndjeshëm edhe rënien nga Kategoria Superiore, por me pak sforco Partizani sot mund të gjejë një vend komod në Kupat e Evropës.

Tekniku i fillimsezonit dhe projektit të të kuqve, Mark Iuliano në intervistë për Corriere dello Sera ka folur për herë të parë për eksperiencën e tij në Shqipëri.

“Ish-drejtori i Juventusit Luciano Moggi më kërkoi t’i jepja një dorë te Partizani, skuadra ku ai është këshilltar, gjërat nuk shkuan mirë, pasi atje ishte një projekt i paqartë”, është shprehur Iuliano pa shume entuiziazëm në intervistën e tij për gazetarin Matteo Cruçu.

- reklamë -
Ad imageAd image

Iuliano dy ditë më parë është emëruar zëvëndëstrajner i skuadrës së Udinezes, përkrah Tudor, e cila rrezikon shumë rënien nga kategoria.

Ndani këtë artikull