Ad imageAd image

Ja si votuan Messi dhe Ronaldo për futbollistin më të mirë në botë

1 min lexim

Janë publikuar edhe votat e dy futbollistëve me më së shumti trofe të më të mirit të botës në shekullin e ri, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, për fituesin e sivjetmë.

Të dy, si kapitenë të kombëtareve të veta, Messi i Argjentinës dhe Ronaldo i Portugalisë, morën pjesë në votimin ku fituesi zgjidhet nga votat e kapitenëve të kombëtareve, përzgjedhësve, gazetarëve dhe fansave.

Messi i kishte dhënë pikët maksimale Luka Modriqit, që edhe doli fitues, teksa pas tij kishte renditur Kylian Mbappen dhe Ronaldon.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ronaldo, që doli i dyti, nuk e kishte votuar për vendin e parë ish-bashkëlojtarin Modriq. Ai atë e la prapa Raphael Varanet, teksa në vendin e tretë e pozicionoi Antoine Griezmannin.

Ndani këtë artikull