Ad imageAd image

“Jeni sipër shtresës së reve, nuk ju gjurmojmë dot” – zbardhet telefonata e fundit e pilotit pak sekonda para rrëzimit të helikopterit

1 min lexim

Një aksident tragjik u regjistrua ditën e djeshme, ku humbi jetën legjenda e basketbollit Kobi Brajant, së bashku me 8 persona të tjerë, mes tyre dhe vajza e tij 13-vjeç Xhanën

“ESPN” ka arritur të zbardhë edhe telefonatën e fundit, mes pilotit të helikopterit dhe kontrollorëve të trafikut ajëror pak para se helikopteri të rrëzohej.

Raportohet se helikopteri bëri një lëvizje të pjerrët në ngjitje për të arritur mbi shtresën e mjegullës para se të rrëzohej në një kodër në Los Anxhelos.

- reklamë -
Ad imageAd image

Piloti ka kontaktuar me kontrollorët e trafikut ajror pak më parë për kushtet e motit ndërkohë që këta të fundit i kanë thënë se nuk mund të gjurmonin helikopterin për shkak të terrenit kodrinor të rajonit.

Piloti u tha kontrollorëve se kishte filluar të ngjitej sipër shtresës së reve dhe vazhdoi në 2400 metra para se helikopteri të rrëzohej.

Policia e Los Anxhelosit bën me dije se kishte lëshuar një urdhër ditën e diel që asnjë helikopter të mos fluturonte për shkak të mjegullës së dendur, duke ulur edhe helikopterët e saj të patrullimit.

Ndani këtë artikull