Ad imageAd image

Juventus nuk ndalet me shpenzime të ‘çmendura’, në lojë e ardhmja e Pjanic

1 min lexim

Klubi bardhezi i Juventusit ka nisur punën për të vendosur për të ardhmen e Miralem Pjanic. Duke iu referuar mediave sportive italiane, drejtuesit e klubit kanë pasur një takim me menaxherin e futbollistit në Milano.

 Përfaqësuesit e futbollistit të kryesuar nga Fadil Ramadani, kanë vulosur se çfarë do të ndodhë me mesfushorin e kërkuar nga disa klube në kampionatin spanjoll dhe atë anglez.

Kujtojmë që Juventusi ka pohuar se Pjanic do të jetë i lirë vetëm nëse në arkat e klubit do të derdhen plot 100 milionë euro, ndërkohë, nëse kjo shifër nuk ofrohet, menjëherë do të futet në fuqi rinovimi i lojtarit me klubin bardhezi.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pra, Pjanic do të blindohet me 6 milionë euro në sezon, duke i dhënë fund telenovelës për të ardhmen e tij.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull