Ad imageAd image

Ka tre djem, por futbollin ja ka trashëguar vajza

1 min lexim

Ylli i futbollit David Beckham shfaqet “zemërthyer” për djemtë e tij të cilët nuk kanë trashëguar talentin e tij.

Ish kapiteni i Anglisë thotë se vajza e tij Harper po e luan këtë sport, dhe tashmë “kjo lojë është për të”.

43-vjeçari ka folur për The Graham Norton Shoë në BBC, për incidentin e fundit teksa shihte vajzën e tij 6-vjeçare të luante në fushë.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Haprer luan çdo të djelë dhe e adhuron. Djemtë nuk luajnë dhe kjo më thyen zemrën. Kanë talent por kjo është për Harper tani. Bëhem shumë entuziast kur e shoh”, u shpreh Beckham.

Djali i madh i tij, Brooklyn, është një fotograf i shkëlqyer, ndërsa Romeo shfaqet si një lojtar tenisi. Ndërsa Victoria, bashkëshortja e tij ka postuar në rrjetet sociale 13-vjeçarin Cruz, duke treguar talentin e tij në këngë.

 

Ndani këtë artikull