Ad imageAd image

Kampione Ballkani! Tjetër medalje e artë për Luiza Gegën

1 min lexim

Luiza Gega është shpallur kampione e Ballkanit. Në garat për sallat e mbyllura që po zhvillohen në Stamboll, Luiza Gega ia ka dalë të triumfojë në garën e 3000 mijë metrave ndërsa ka regjistruar kohën prej 8 minuta, 54 sekonda e 04 të qindtat.

Gega është shkëputur me një diferencë të madhe prej ndjekëseve të saj duke mos vënë asnjëherë në diskutim triumfin në garë. Ndërkohë, atletja shqiptare, ishte regjistruar edhe për garën e 1500 metrave por zgjodhi të tërhiqej duke preferuar të merrte pjesë tek gara e 3000 metrave teksa në fund ia doli të rrëmbente medaljen e artë.

Në këtë mënyrë, Luiza Gega i ka bërë një nisje të mbarë sezonit, duke vazhduar performancat e mira të vitit të kaluar teksa u shpall kampione në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës dhe u rendit në vendin e 4-t në Europian po në garën e 3000 metrave.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull