Ad imageAd image

Kategoria e Parë, Grupi B/ Vetëm 1 gol i shënuar

1 min lexim

U luajtën ditën e sotme 3 takimet e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë së Parë, Grupi B. Vetëm 1 gol i shënuar dhe ai në fundin e ndeshjes, ku Mihani nga pika e bardhë e penalltisë i dha fitoren e artë Besës në “derbin” ndaj Egnatias.

Me fitoren e sotme, skuadra kavajase merr përkohësisht kreun e renditjes. Në sfidat e tjera, Turbina barazoi pa gola ndaj Orikumit. Mungoi goli edhe në sfidën e zhvilluar në “Loni Papuçiu” mes Apolonisë dhe Tomorit.

REZULTATET :

- reklamë -
Ad imageAd image

Egnatia-Besa 0-1

Mihani 87′ (p)

Turbina-Orikumi 0-0

Apolonia-Tomori 0-0

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull