Ad imageAd image

Kosova e dyta në Kampionatin Evropian U23

1 min lexim

Kosova është radhitur e dytë në listën përfundimtare të Kampionatit Evropian U23 për xhudo që u mbajte në Gyor të Hungarisë.
Me dy medaljet e arta të fituara dje dhe sot, Kosova është ngritur në radhitje në vendin e dytë, ndërsa në të parin është Rusia, transmeton Gazeta Express.

Lorian Kuka u stolis me medalje të artë në kategorinë -78 kilogramë, pasi e mundi xhudisten nga Gjermania, Christina Faber.

Kurse Akil Gjakova dje mposhti në finale me Ippon Rufat Mamadov nga Azerbajxhani në kategorinë -73 kilogramë. 

- reklamë -
Ad imageAd image

screenshot-7_1541353767-6941884.png

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull