Ad imageAd image

Ksabi Alonso kërcënon Zidanin, Murinjo i bën “dalje” Realit

1 min lexim

Fillimi shumë i dobët i sezonit nga ana e Real Madridit ka vendosur në pikëpyetje të madhe të ardhmen e Zinedin Zidan, që u afrua vetëm pak muaj më parë për të rikthyer shkëlqimin te skuadra kryeqytetase.

Por humbja 3-0 në Champions ndaj PSG ka tronditur seriozisht pozitat e francezit dhe, sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, Ksabi Alonso mund ta zëvendësojë Zidanin.

Ndërkohë, Zhoze Murinjo është bërë mënjanë. Pavarësisht zërave të fortë që e shikonin të shpejtë një rikthim të tij në Madrid, portugezi ka deklaruar se aktualisht Reali e ka një trajner dhe se ai nuk ka ndërmend të ulet në stolin e “los blancos”.

- reklamë -
Ad imageAd image
ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull