Ad imageAd image

Liverpul i papërmbajtshëm, 3 gola brenda 30 minutash

1 min lexim

Po zhvillohet në këto momente edhe një tjetër ndeshje e çerekfinales së Ligës së Kampionëve midis Liverpul dhe  Manchester City.

Liverpul duket se e ka nisur mbarë ndeshjen, pasi i janë dashur vetëm 12 minuta për të kaluar në avantazh.

Është  pikërisht  ylli i Liverpool, Mohamed Salah që shënon golin e avantazhit. Aksion model i vendësve, topi mbetet në zonë dhe aty egjiptiani nuk fal, duke ndëshkuar Manchester Cityn.

- reklamë -
Ad imageAd image

 “The Reds” nuk ndalen, duke shënuar në minutën e 20-të një supergol me anë të Chamberlain.

Ish-lojtari i Arsenalit lëshon një predhë nga jashtë zone, duke e dërguar topin për të dytën herë në rrjetën e Cityt.

Goli i tretë për Liverpulin është shënuar nga Mane në minutën e ’31.

Ndani këtë artikull